“Je gjë idiot? Më shiko mua kur të flas”. Medvedev humbet mendjen, ofendon gjyqtarin (Video)

Danil Medvedev është finalisti i dytë i Australian Open dhe do të ndeshet me Rafael Nadal për trofeun e madh të Grand Slamit të parë të sezonit.

Pavarësisht suksesit, ndeshja gjysmëfinale ndaj Tsitsipas nuk shkoi dhe aq mirë për numrin 2 të tenisit në botë i cili fitoi raundin e parë me grekun por të dytën e humbi dhe kjo solli dhe humbjen e toruas nga tenisti rus.

Ai u shfaq shumë agresiv ndaj gjyqtarit duke u ankuar për sjelljen e Tritsipas, diçka normale ankesa por mënyra sesi iu drejtua arbitrit lë shumë për të dëshiruar ashtu si fjalori.

"A jeni idiot? Babai i tij mund të flasë me të pas çdo barazimi”, iu drejtua Medvedev arbitrit me zë të lartë kur rezultati ishte 4:5 në setin e dytë.

“A do t'i përgjigjesh pyetjes sime? O zot, je i çmendur. Si mund të punosh kaq keq në një gjysmëfinalen e një Grand Slami? Më shiko mua, po flas me ty. Dënoje atë që flet me trajnerin, ai flet me babain e tij gjatë gjithë kohës”, ishin fjalët e Medvedev.

Nuk përjashtohet edhe mundësia që ai të marrë ndonjë masë nga ATP për sjelljen ndaj arbitrit por ndërkohë rusi mund të festojë fitoren 7-6, 4-6, 6-4, 6-1 ndaj Tsitsipas për të kaluar në finalen e Australian Open./Ora News/.