Lojtari egjiptian luan në Kupën e Afrikës, “sozia” jep provimin për të por arrestohet
Të jesh futbollist ndonjëherë të pengon të përfundosh edhe gjëra të tjera të mëdha për shkak të impenjimeve të shumta dhe kalendarit të ngjeshur.
Lojtari i Galatasarayt, Mostafa Mohamed përveçse futbollist po studion dhe në Universitet njëkohësisht dhe tani është koha e provimeve.
Duke qenë i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Afrikës, lojtari ka bërë një rreng që duket se nuk i ka ecur, një rast i ngjashëm pak a shumë me Luis Suarez me provimin e pasaportës italiane. Ndërsa uruguaiani kishte tezën gati vetëm duhej të paraqitej, Mohamed ka dërguar dike tjetër të jape provimin për të por Universiteti e ka pikasur dhe policia e ka arrestuar.
Lojtari i Galatasaryt studion në Giza për Shkenca Teknologjike dhe por aktualisht ndodhet në Kamerun për Kupën e Afrikës me Egjiptin dhe kështu ka dërguar një mik të tijin në provim.
Djali është pikasur dhe është ndaluar nga policia që nuk e ka bërë publik identitetin e tij por siç mësohet ai ka deklaruar se ka dhënë edhe 2-3 provime të tjera në vend të Mostafa Mohamed.
Hetimet vijojnë dhe “sozia” e lojtarit egjiptian është ende në burg./Ora News/.
