Duka: Si guxon Veliaj të na quajë llumi i Shijakut? Unë s’kam shitur fiq për fushatë në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2022, 22:13
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PAA-së, Agron Duka u shpreh Veliaj merr guximin për t’i quajtur vëllezërit Duka si llumi i Shijakut.
Ai tha se nuk ka shitur fiq, ashtu sikurse Veliaj që ka bërë fushatë me fiq dhe shtoi se kryeministri Rama është treguar më i matur.
Duka: Si e merr guximin Veliaj për të na quajtur llumi i Shijakut. Për të arritur qëllimin bën çdo gjë. Gjyshi im ka përfunduar studimet në Vjenë. Prindërit janë me arsim të lartë. Të më thotë mua llum?
Unë nuk kam shitur fiq. Ai ka bërë fushatë për Tiranën, me çfarë e ka bërë, me fiq? Kryeministri është treguar më i matur. Ai duhet të kontaktoj me përfaqësues të Federatës.

