Soko: Ku hyjnë gjylet e Veliajt në FSHF? Ka 860 tendera me probleme me vlerë 200 mln euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2022, 21:38
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PAA-së, eksperti i ekonomisë Pano Soko u shpreh se sinqeriteti i Veliajt në audiopërgjim e ka trembur.
Ai tha se vetë Veliaj si kryebashkiak i Tiranës ka plot 860 tendera me probleme, me një vlerë që shkon deri në 200 milionë euro.
Soko: Ku hyn goglat ose gjylet e kryetarit të bashkisë në këtë çështje? Veliaj e pranoi se ka kapur çdo gjë. Ky moment sinqeriteti mua më ka trembur shumë. Ka 860 tendera me probleme, 200 milionë euro. I ka kapur të gjitha institucionet, kjo është e frikshme. E kanë vrarë demokracinë.

