Duka: S’ka menaxher më të mirë se Armando, i është përkushtuar FSHF-së edhe me humbje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2022, 21:27
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PAA-së, Agron Duka u shpreh se nga Rama nuk kam marrë reagim për situatën e përplasjes mes Veliajt dhe FSHF-së.
Duka shtoi se nuk ka menaxher më të mirë se Armando Duka, pasi ai është përkushtuar ndaj Federatës dhe bizneset kanë pësuar edhe humbje.
Duka: Nga Rama nuk kam marrë reagim për situatën. Po rri pasiv. Ajo që më shqetëson është se po preken bizneset. Nuk është kjo mënyra se si zgjidhen gjërat. Edhe nëse nuk do të ishte Armando në mes prapë do isha kundër kësaj mënyre. Në pluralizëm gjërat zgjidhen me votë.
Nuk ka menaxher më të mirë se Armando Duka. Ai është përkushtuar ndaj Federatës dhe bizneset kanë pësuar edhe humbje. FSHF institucion i lakmueshëm. Nuk iket me dhunë, por me votë.
