Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2022, 07:55
Deri në mesditë, i gjithë territori i vendit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare por pas mesditës priten vranësira më të shpeshta në territor, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore veri-verilindore.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që kjo situatë e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas- herëshme të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë sërish të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -10°C deri në 12°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

