Manjani: Nuk ka alternativë përballë Ramës, prandaj është arrogant me FSHF-në, Teatrin e popullin

Në një intervistë për RTV Ora, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u shpreh se sot në vendin tonë nuk ka një alternativë përballë qeverisë.

Ai tha se Rama tallet me opozitën dhe me popullin dhe se vendi ka rrëshqitur në monizëm nga viti 2017, me një parti që nuk merr dot 51% të elektoratit.

Manjani: Sot nuk ka një alternativë përballë qeverisë. Paska qenë për vite kështu, ne paskemi shpresuar kot. Nëse shoqëria nuk paska një alternativë më të mirë se këta, sigurisht që këta do të jenë arrogantë dhe të korruptuar, do të vrasin dhe do të hedhin gaz. Çfarë është FSHF-ja para këtyre? Pse duhet ta prishnin Teatrin? Sepse janë arrogantë. E paskan blerë opozitën që duhet ta mbronte Teatrin. Një dramë kulturore që i ka ndodhur qytetit. FSHF-në e kanë bukë e djathë.

Problemi në vend është alternative. Nëse nuk ka një alternativë përballë tij, këtyre që ua ka pirë lëngun, i përçan dhe i blen. Ai tallet me ta dhe me popullin. Ne kemi rrëshqitur në monizëm nga viti 2017, me një parti që nuk merr dot 51% të elektoratit. Pse ndodh kjo? Sepse loja është shitur. Populli percepton se këta përballë janë më të këqij sesa ky i keqi që është Rama.