Manjani: Opozita e korruptuar nga qeveria me kulla, SPAK të hetojë bulevardin e Tiranës, jo kanalet
Në një intervistë për RTV Ora, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u shpreh se zgjedhjet e 6 marsit nuk janë zgjedhje, por votime.
Ai tha se opozitë aktualisht është e korruptuat, pasi është e blerë me lekë droge, me koncesione dhe kulla e ndërtime nga ana e qeverisë.
Manjani: Këto nuk janë zgjedhje, janë pocaqi. Asgjë nuk ka për të ndodhur pas këtyre votimeve, historia do të jetë njëlloj. Zgjedhjet janë ku partitë të kishin kuptuar se kanë bërë gafë dhe se pushteti lokal është monist me 15 % të zgjedhësve. Praktikisht këtu qeveris partia e Punës. Këtij realitet politik partitë nuk i përgjigjen sepse vendi është me opozitë të korruptuar. Është e blerë me lekë droge, me koncesione dhe kulla e ndërtime, opozita është e korruptuar. Kur korruptohet opozita në këtë nivel, korruptimi i qeverisë është legjitim sepse le ndonjë gjurmë, këta i fusin në xhep lekët pa firmosur kund.
Ne jemi nisur për të luftuar korrupsion dhe i kemi ardhur anash. Çdo gjë që kemi bërë për të luftuar korrupsioni është një dështim. Trajtimi nuk është vetëm legal, hajt se po ndryshojmë disa ligje apo bëmë SPAK-un që merret me kanale. SPAK është bërë për të hetuar bulevardin, korrupsioni ndodh në bulevardin e Tiranës. Prandaj duhet tu futet mbarë aty godinave. Nuk kemi dëgjuar ngjarje nga bulevardi.
Manjani shtoi se nëse korruptohet opozita, nuk ka asnjë mundësi që të luftohet korrupsioni, pasi kjo pasi opozita vetë lidh kontratat me qeverinë.
Manjani: Nëse korruptohet opozita, nuk ka asnjë mundësi që të luftohet korrupsioni. Kjo pasi opozita vetë lidh kontratat me qeverinë. Përmend oligarkët, por merr vetë para nga ata. Kur vjedh edhe opozita si mund të kemi transparencë. Pyesim si ka mundësi që Kosova është më lart se ne. Është më lart sepse ka më shumë demokraci dhe bëhen zgjedhje, boton populli dhe rrëzon qeverinë.
