Garo: Kapllanaj shpif, i dënuar për vjedhje shiti kauzën e “5 majit” për kontrata nga Rama

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD ka dalë në një deklaratë ku shprehet se Agron Kapllanaj që ndonëse është i dënuar për vjedhje në Itali, sot përfaqëson Lul Bravën në Fier.

Përmes Floriana Garos, Drejtore e komunikimit të Komisionit të Rithemelimit PD-së, thekson se banoret e 5 Majit panë se si pengu i Edi Ramës e shiti kauzën e tyre për hir te kontratave miliona euroshe që vëllai i Agron Kapllanaj ka marrë nga Rama mbi gërmadhat e banesave të tyre.

Në komunikatë shtohet se Partia Demokratike distancohet me neveri nga pazaret Rama-Brava dhe nga banditët rreth tyre., pasi ka qëllimn që ta transformojë partinë në një parti të lirisë.

Garo: Tani me qe cdo dite sjell largime te reja demokratesh nga anija e mbytur e Lulzim Braves, gaztorit te tij nuk i ka mbetur gje tjeter vecse te beje shpifje per te mbrojtur dhe per te thurur lavde per banditet qe vazhdojne ta rrethojne. I tille eshte rasti i Agron Kapllanaj qe ndonese i denuar per vjedhje ne Itali, sot perfaqeson Lul Braven ne Fier! Ne pamundesi per te hedhur poshte kete fakt tashme te bere publik, gaztori i Braves kerkon te na binde se vjedhja eshte nder dhe lavdi!

Jo me larg se keto dite banoret e 5 Majit pane se si pengu i Edi Rames e shiti kauzen e tyre per hir te kontratave miliona euroshe qe vellai i Agron Kapllanaj ka marre nga Rama mbi germadhat e banesave te tyre. Qytetaret e pane vete se si fraksioni i Braves i braktisi dhe nuk shkoi te rreshtohej ne krah te tyre. Partia Demokratike distancohet me neveri nga pazaret Rama-Brava dhe nga banditet rreth tyre. Qellimi i tyre është pikërisht transformimi i PD nga parti e lirise ne parti te spekulanteve qe mbeten peng i Edi Rames per sa kohe ushqehen me parate e tij. Ata i tmerron fakti qe PD po rikthehet tek vlerat e saj. Koha kur ishin dhe ministra te Rames dhe gjoja opozitare ka mbaruar! Aleanca jone është me qytetaret dhe demokratet per t’u ofruar atyre nje opozite te vërtetë qe ka për qellim rrëzimin e Edi Ramës dhe jo pazaret me te!

Më herët Kapllanaj deklaroi se demokratët e braktisën Berishën dhe tani sillet vërdallë si ish-politikani i korruptuar, si ish-kryeministri i parë non-grata për korrupsion në historinë e Shqipërisë.

Agron Kapllanaj është emëruar nga kryedemokrati Lulzim Basha si kreu i degës së PD në Fier, pasi largoi Luan Baçin i cili mbështet Sali Berishën.