Sherr për pronën, dy vëllezërit i shkojnë në shtëpi 60-vjeçarit në Shkodër dhe qëllojnë me armë

Një 60-vjeçar është kërcënuar me armë në banesën e tij pas një sherri për motive pronësie në Shkodër.

Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:05 në  fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër.

Dy vëllezërit,  P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë për motive pronësie kanë kanosur shtetasin N. U., 60 vjeç, banues në fshatin Kasnec Shkodër.

Ata kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë ë vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.