"Kush prek Kushtetutën ha burg" Meta: Opozita part-time e gërvisht pak e fito shumë mbaron më 24 korrik
Për presidentin Ilir Meta, në çdo pozicion shtetëror që do jetë në të ardhmen, do të ketë bashkëpunim vetëm institucional.
Meta theksoi se në të ardhmen Kushtetuta do të jetë tabu, ajo nuk do të preket kurrë më, pasi ai që e prek do të shkojë në burg.
Presidenti Meta po ashtu shtoi se koha e opozitës part-time e gërvisht pak e fito shumë mbaron më 24 korrik, kur atij i mbaron edhe mandati.
“Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk janë miqtë e mi. Në çdo pozicion shtetëror që do jem në të ardhmen, do te kem bashkëpunim vetëm institucional. Kam qenë, jam, dhe do jem Ilir Meta qe njohin të gjithë. Në të ardhmen do të ketë vetëm; “kontrollo, kontrollo dhe pastaj beso”. Unë nuk kam shpërdoruar kurrë besimin e askujt.
Në të ardhmen Kushtetuta do të jetë tabu, ajo nuk do të preket kurrë më. Ai që e prek shkon në burg. Koha e opozitës part-time e gërvisht pak e fito shumë mbaron më 24 korrik. Nëse më shkarkojnë e ankimoj.” – tha Meta në Euronews Albania.

