Paralajmërimi i Metës: Do ta ankimoj vendimin nëse Kushtetuesja njeh shkarkimin e Kuvendit
Presidenti i vendit Ilir Meta paralajmëron se do ta ankimojë vendimin në rast se Gjykata Kushtetuese njeh shkarkimin e tij nga Kuvendi.
Meta bëri me dije se nuk e ka probleme vendimin e shkarkimin nga Kushtetuesja dhe se çështjen do ta ankimojë në gjykata evropiane pa bërë specifikime.
“Le të më shkarkojnë nuk kam asnjë problem. Koha e opozites "part time" mbaron me 24 korrik 2022. Koha e opozites, "gervisht pak dhe fito shume", mbaron me 24 korrik 2022.” - tha Meta në një intervistë për Euronews Albania mbrëmjen e sotme.
Ndërkohë, Meta shtoi se nuk do të jetë i pranishëm gjatë shqyrtimit të çështjes së shkarkimit të tij, por shtoi se do të dërgojë përfaqësues ligjor dhe nuk do ta bojkotojë seancën.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me shkarkimin e Metës të votuar në Kuvend, pritet të merret më 1 shkurt.
