Meta: Kushdo të shkojë me qeverinë le të shkojë, por opozita të rrijë në vendin që i takon
Presidenti Ilir Meta shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha tashmë ka dalë në lojë, sikurse e quan ai, dhe gjërat kanë ndryshuar.
Meta thekson se është me votën e lirë dhe se kushdo të shkoj në qeveri le të shkojë, por ama ata që do rrinë në opozitë të rrinë në vendin që i takon dhe të mos bashkohen me pozitën.
“Tani letrat janë hapur. Çfarë te bënim kur z. Berisha, magneti i kësaj toke, siç e kane cilësuar apo Presidenti i Përgjithshëm siç e quaj unë, qëndronte në pankinë. Por tani që ka dalë në fushën e lojës, gjerat kanë ndryshuar.
Jam me të vërtetën, votën e lirë, të drejtën dhe me opozitën që mbështet të drejtën kushtetuese. Kush do të shkojë në qeveri le të shkojë, por ama ata që do rrinë në opozitë të rrinë në vendin që i takon dhe të mos bashkohen me pozitën.” – tha Meta ne Euronews Albania.
