Basha: Dora jonë e shtrirë për të gjithë që duan të na bashkohen, veçanërisht demokratët e sakrificës

"Ne jemi demokratë."

Kështu u prit dhe në Korçë.

E ndjekin në çdo tur në bazë me pankarta dhe thirrje.

Demokratët që nuk hyjnë në takimet e tij e quan Lul Brava dhe “non grata në këtë qyet, ndërsa ata brenda me thirrjet "rroftë Basha!"

Para mbështetësve të tij  Lulzim Basha  i quajti ata jashtë një pakicë që po  synon që  të shkelë të ardhmen dhe tha se Berisha ka shkuar me larg se kundërshtari politik me sulmet dhe gjuhën e urrejtjes.

"Në partinë tonë ka dhe duhet të ketë gjithmonë vend për mendimin ndryshe, për mendimin kundërshtues, për debatin madje sa më të zjarrtë se nga debati lindin dhe idetë më të mira për të nesërmen. Zemrat tona janë të hapura për këdo që do t'i bashkohet rrugës tonë, edhe ata që nuk e kanë kartën e PD-së pas vendimit të Kuvendit e në veçanti janë të mirëseardhur demokratët e sakrificës që mund ta kenë humbur rrugën për pak kohë për shkak të interesave personale të një njeriu të vetëm. Le t'i themi edhe nga Korça që dora jonë është e shtrirë," tha Basha.

U bëri thirrje mbështetësve ta ndjekin atë në përpjekjen për një të ardhme më të mirë dhe shpresën për ndryshim.

"Jemi në mes të denoncimit të aferës së shekullit siç është aj e incineratorëve. A nuk duhet të flisnim sot, të ngriheshim, të buçiste Shqipëria nga zemërimi," tha Basha.

Zgjedhjet vendore Lulzim Basha nuk i përmendi në këtë takim dhe pse KQZ ka nisur procedurat për votimet e 6 marsit në 6 bashki.