Manjani: Në audiopërgjim e FSHF-së Veliaj tha të vërtetën, SPAK-u kontrollohet nga Rama

Në një intervistë për RTV Ora, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u shpreh se Erion Veliaj ka thënë të vërtetën në audiopërgjimin e publikuar nga FSHF-ja.

Ai tha se Rama ka lajmëruar më herët arrestimin e mjekut Edvin Prifti, pa u arrestuar ai, pasi e dinte një gjë të tillë, pasi e kontrollon këtë institucion.

Manjani shtoi se Veliaj është ndër njerëzit më të zinj që ka politika, por në këtë audiopërgjim ka thënë të vërtetën lidhur me SPAK-un.

Manjani: Erion Veliaj ka thënë të vërtetën. Çështjen e kontrollit të FSHF-së do ta ketë me FIFA-n dhe UEFA-n shteti ynë. Por deklaratat e Veliajt për nxirjen e jetës me SPAK-un, ai ka thënë të vërtetën. Nga e dinte Edi Rama se do të arrestohet Edvin Prifti që e tha në konferencë pa u arrestuar mjeku. Nga e dinte këtë? Kjo tregon se e ka nën kontroll këtë gjë. SPAK-u dhe prokuroria sa më shpejt të dalin nga ky batak aq më mirë është.

Kjo është një provë publike. Cili kriminel e pranon fajësinë? Kjo është historia në Shqipëri, por faktet janë këto: kryeministri njoftoi në media se është arrestuar mjeku dhe ai u arrestua pak më vonë. Si të mos besoj se ai vendos për çdo gjë. Veliaj është ndër njerëzit më të zinj që ka politika, por në këtë audiopërgjim ka thënë të vërtetën. Unë nuk ka shpresë se SPAK është i pavarur.