"25 prilli ndeshje e shitur ", Meta: Nuk do të paraqitem në Gjykatë Kushtetuese për shkarkimin
Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit një ndeshje të shitur që pa filluar.
Meta: 25 prilli ka qenë ndeshje e shitur pa filluar, siç kane qenë edhe zgjedhjet e 2017. Këtë e dinë tashme të gjithë shqiptarët.
Ai ka folur edhe për vendimin e mazhorancës e cila votoi për shkarkimin e Presidentit në Parlament. Meta, i ftuar në Euronews tha se nuk do të shkojë në Gjykatë.
Meta: Duan të më shkarkojnë për një interviste që kam dhënë tek gazetari Çim Peka. Nuk kam asnjë konflikt me Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese mund të shprehet dhe tani për shkarkimin e Presidentit, thjesht për dhënien e një interviste tek një gazetar dhe një televizion privat që nuk mbështet qeverinë. Unë nuk shkoj në një Gjykatë e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë për sa i takon zgjedhjeve bashkiake dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për këtë çështje thelbësore.
