"Të zbardhet vrasja e Ardit Gjoklaj", Studentët: Gjithmonë do ta ngremë zërin për shkatërrimin e qytetit

Ariela Zeneli, nga lëvizja "Studentët dhe aktivistët e e lëvizjes për universitetin" e ftuar në Ora News me gazetaren Sonila Musai u shpreh se në të gjitha takimet që ka pasur mundësi të reagojë ka reaguar.

"Në të gjitha takimet që kemi pasur mundësi të reagojmë kemi reaguar dhe në fakt në të gjitha momentet kur ne do ta ndiejmë si detyrë morale për të thënë ët vërtetat  që ai është vrasësi i Ardit Gjoklaj, si që ai bashkëpunon me të gjithë oligarkët dhe e ka kthyer Tiranën në një qytet që nuk ka më jetë.

Arsyeja që ne ja themi Erion Veliajt këtë është që ai në fakt nuk po ndalet së shkatërruari qytetin e Tiranës. Ajo që ka ndodhur me Ardit Gjoklaj është që ai bashkëpunon me njerëz të cilët kanë pushtetin ekonomik dhe përfundon duke i rënë akoma dhe ëm shumë në qafë shterave vulnerabël të shoqërisë, punëtorëve në kushte shumë të këqija, duke lënë studentët të jetojnë në kushte shumë të këqija," tha  Zeneli.

Studentja shtoi se nëse Veliaj do vazhdojë me të njëjtën mënyrë, ata do të vazhdojnë t'ia thonë të vërtetat në sy.