Të rinjtë: Karta e studentit nuk na ka shërbyer për asgjë, është një karton propagandë

Studenti dhe aktivisti për studentët Aurel Kujtimi në një intervistë me gazetaren Sonila Musai në Ora News u shpreh se karta e studentit nuk i ka shërbyer për asgjë.

“Këtu kam kartën e studentit e cila është një kartë propagandë. Shkova bëra blerje në supermarket dhe kur pagova thashë se kam kartën e studentit dhe pyeta se sa përqind ulje kam dhe më thanë se nuk e njohin kartën e studentit. Mua karta e studentit nuk më  ka shërbyer për asgjë," tha Kujtimi.

Ai u shpreh se karta nuk shërben për asgjë dhe për gjërat që studentët kanë nevojë siç janë mensat, transporti, uljet në libra dhe shumë shërbime të tjera.