"Edhe në burgje janë kushtet më të mira se në konvikte", Studentët: Sjellja e Veliajt meriton një grusht të fortë

Qemal Braçi, nga lëvizja "Studentët dhe aktivistët e lëvizjes për universitetin" ka reaguar ndaj fyerjeve të kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj konviktorëve. Braçi u shpreh se Erion Veliaj është e disata herë që fyen studentët.

"Veliaj është e disata herë që fyen studentët."

“Erdhi një moment që arriti kulmin, ku përdorte fyerje dhe ofendime duke i quajtur edhe zdromsa e konviktorë që vetëm hanë. Kjo tregon se ai nuk ka ndjeshmëri për studentët duke parë dhe kushtet që ai i ka lënë. Edhe në burgje kushtet janë më të mira se në konvikte.

Këto mbishkrime janë vetëm pak. Sjellja e tij meriton një grusht të fortë," tha Braçi.

Ai shtoi se këto shkrime janë vetëm fillimi.