Mbretëresha Geraldinë bëhet me shtatore në bulevard, Princ Leka: Ju ftojmë në përurim me 1 shkurt
Mbretëresha Geraldinë do të ketë një shtatore në Bulevardin Zogu I në sheshin pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Lajmin e ka bërë me dije princ Leka i cili i shpreh mirënjohjen qeverisë së Hungarisë për financimin e kësaj vepre arti dhe këshillit bashkiak të Tiranës për përzgjedhjen e një vendi simbolikisht.
Ai shton se Princ Leka, Elia, bebja Geraldinë, ftojnë më datë 1 shkurt, të martën, ora 11:00 në ceremoninë publike të inaugurimit të monumentit kushtuar Trëndafilit të Bardhë të Hungarisë dhe Mbretëreshës së shqiptarëve.
Princ Leka: Kam kënaqësinë e veçantë të ndaj me ju se, në këtë 20-vjetor të rikthimit në atdhe të Familjes Mbretërore dhe të kalimit në jetën e amshuar të gjyshes time, do të përurojmë shtatoren e Mbretëreshës Geraldinë në Bulevardin Zogu I në sheshin pranë Ministrisë së Drejtësisë. I shpreh mirënjohjen time të thellë qeverisë së Hungarisë për financimin e kësaj vepre arti dhe këshillit bashkiak të Tiranës për përzgjedhjen e një vendi simbolikisht kaq domethënës për ngritjen e bustit.
Elia, bebja Geraldinë, dhe unë do ishim shumë të lumtur t’ju shohim më datë 1 shkurt, të martën, ora 11:00 në ceremoninë publike të inaugurimit të monumentit kushtuar Trëndafilit të Bardhë të Hungarisë dhe Mbretëreshës së shqiptarëve.

