Berisha akuza Ramës, Bashës dhe ambasadores Kim: Pas kompanisë së naftës në Patos është Soros

Ish-kryeministri Berisha nga foltorja e Patosit akuzoi qeverinë se ka heshtur përballë George Soros dhe kompanisë së nafte së lidhur me të qe sipas tij shkatërroi shtëpitë e banorëve të kësaj zone. Ai e konsideroi korruptiv dhe heqjen e rentës minerare, e cila duhet te kthehej në investime për komunitetin.

"Mediat informuan se pas kompanisë qëndronte multimiliarderi George Soros. Një numër raportesh nga mediat u publikuan, por qeveria injoroi çdo gjë. Në një veprim antiqytetar, antipopullor, hoqi rentën. Renta është detyrim ndërkombëtar. Shqipëria u anëtarësua në organizua në organizatën ENTI të OKB. Qeveria injoroi çdo gjë," tha Berisha.

Duke përmendur investimet amerikane gjatë kohës së qeverisjes së tij, Berisha e kishte dhe një mesazh për ambasadoren Yuri Kim.

“Në një intervistë zonja Kim, e cila kalon nga sekretare ideologjike e PS në zëdhënëse të Lul Bravës sipas klimës, po mburrej me investimet amerikane gjatë kohës së saj. Tani do t'i them dy fjalë; ne jemi pro amerikanë më shumë se të tjerët, ne mirëpresim me kënaqësi investitorët amerikanë, por do theksoj që kompania më e fuqishme amerikane që ka punuar në Shqipëri ishte Bechtel," tha Berisha.

Berisha përmendi dhe degradimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri qe ka sjelle rritje te nivelit te korrupsionit.

"Është i panumërt numri i dosjeve të keqbërësve që nuk hapen dot fare se nuk ka prokuror," tha Berisha.

Akuzoi qeverinë Rama se është duke vjedhur pasuritë publike ndërsa Lulzim Bashen se ka shitur selinë e Partisë Demokratike për kulla shumëkatëshe. 

"Nuk keni derdhur djersë dhe mund dhe këto 8 vitet e fundit janë shkelmuar nga Lulzim Brava dhe njerëz si pallat Kapllani," tha Berisha.

Ish-kryeministri  komentoi edhe përplasjet për garën në FSHF, duke akuzuar Ramen se po përdor tritolin dhe SPAK-un për të vënë nën kontroll institucionin.

"Nuk pret zgjedhjet e 2 marsit në FSHF, por përdor tritolin, përdor SPAK-un, përdor të gjitha mjetet jo legjitime," shtoi Berisha.