Barazia gjinore, ish-ministrja Denaj: Gratë shqiptare nuk i njohin të drejtat e tyre
Një ndër temat më të diskutuara kohët e fundit ka qenë edhe roli i gruas në vendimmarrje dhe barazia gjinore.
Për të folur më shumë rreth kësaj të fundit ditën e sotme në emisionin e pasdites “Jeto me orën” në RTV Ora ishte e ftuar Anila Denaj, ish-ministre e Financave, sot deputete në Sarandë, njëherazi nënkryetare e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Ajo e nisi bisedën në studio duke treguar tre nga dimensionet e dhunës me të cilat ndeshet gruaja në ditën e sotme.
Ajo theksoi se statistikat tregojnë se 52% e grave në vendin tonë janë përballur me abuzimin e dhunës.
“Së pari është raporti me dhunën ndaj gruas, roli kryesor në këtë aspekt është vetë shoqëria, gruaja për të mos e pranuar dhunën. Statistikat tregojnë se 52% e grave në Shqipëri kanë qenë të ekspozuara nga abuzimi, kryesisht nga mosha 15-74 vjeç nga partneri më i afërt.
Një në dy gra mendon se kjo është e pranueshme në shoqërinë tonë, pasi vijnë nga familje patriarkale. Janë normat sociale, të cilat në shumicën e rasteve janë më të forta sesa institucionet shtetërore. Ndërgjegjësimi për të ngritur zërin do kohë, dhe përkon me frikën sesi do reagojnë të tjerët. Së dyti është interpelenca ekonomike.
Secili, prej nesh e din që në momentin kur je indipedent ke një zë më të fortë dhe të fuqishëm. E njëjta gjë ndodh edhe në këtë rast. Megjithatë indepedenca ekonomike për gruan nuk është aq i fuqishëm. Janë 25% të sipërmarrjeve në Shqipëri që drejtohen nga gra, pra në qoftëse gruaja në sipërmarrje do të kishte autonomin dhe përgjegjësin për të vendosur si sipërmarrëse më shumë sesa është sot, ky Produkti i Brendshëm Bruto do të rritej dhe ky 20% do të ishte i kursyer.
Elementi i tretë dhe shumë i rëndësishëm në përfshirjen e vendimeve në vendimmarrje, pasi ndryshon jetën, ne flasim për barazi gjinorë në këtë rast. Flas këtu për përfaqësimin e tyre në Parlament apo në qeveri. Nuk dua të përmend emra, por realisht shohim një shtim në numër në këtë drejtim”, u shpreh Denaj.
Më tej ajo u shpreh se Pushteti Lokal, është një ndër institucionet shtetërore që ka një zë të fuqishëm për të vendosur barazinë gjinore.
“Më shqetëson fakti kur krijohen debatet politike, të cilat jo gjithmonë shënojnë progres, sepse në media marrin më shumë vëmendje sesa duhet. Kur flasim për barazi gjinore, besoj se as në medie nuk është vendosur ende. Ne harrojmë që në nivel lokal ka një zë të fortë, jo gjithçka ndodh në qeveri dhe parlamentë”, u shpreh më tej ish-ministrja e Financave.
Gjatë diskutimit në studio, ish-ministria e Financave, Denaj tha se ne si shoqëri vuajmë shumë nga mentaliteti patriarkal, gjë e cila sipas saj është një betejë me njeriun ku nuk fitohet as me para dhe as me pushtet.
“Beteja me mentalitetin është beteja më e vështirë. E cila nuk luftohet as me para dhe as me pushtet. Do thosha që duhet të ndërgjegjësojmë njëri-tjetrin, pasi siç e përmenda edhe më lartë gratë, abuzohen nga partneri, njerëzit më të afërt siç mund të jetë vëllai, etj. Ky është efekti i normës sociale. Mund të jetë në zona të caktuara rurale me norma të theksuar abuzimi nga kryefamiljari. Kjo dëmton shumë shoqërin shqiptare, pasi rriten me dhunë, moral etj. kjo lë shumë pasoja në të ardhmen, pasi vetëm kështu nuk po sjellim një brez të ardhshëm”, tha ndër të tjera Denaj.
Gjithashtu ajo u shpreh se “ne si parlamentarë kemi në dorë të bëjmë ligje të mira, ligje që shkojnë në ndihmë të qytetarëve”.
E pyetur nga moderatorja e emisionit Ana Kallaku, nëse gratë në vendin tonë i gëzojnë apo jot ë drejtat e tyre të barabarta, ajo u shpreh se jo.
“Jo, nuk mendoj se i gëzojnë të drejtat e barabarta. Jo se nuk kanë informacion, sepse ka pafund rrugë ku mund të informohen. Por, ka një rezistencë që nuk ka për të ndryshuar gjë. Unë do u thosha të gjithave të provojnë, madje edhe aty ku ekziston frika, sepse nuk jetohet me frikë gjatë gjithë jetës”, përfundoi Denaj.

