Balliu: PD Lushnje përzgjedh 4 kandidaturat e demokratëve për zgjedhjet e 6 marsit
Ish-deputeti dhe mbështetësi i Berishës, Klevis Balliu ka bërë me dije se për bashkinë e Lushnjes janë 4 kandidatura për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsin.
Balliu shkruan se emrat e këtyre kandidaturave të dala nga vota e primareve janë: Arben Zajmi, Elton Bano, Eurion Iljazi, Indrit Qerimi.
Balliu: Sot dega e PD në Lushnje ka shpallur emrat e katër kandidatëve që do të marrin pjesë në primaret për tu përzgjedhur si kandidat i demokratëve për Bashkinë Lushnje në zgjedhjet e pjesshme lokale.
Kandidatët janë; Arben Zajmi, Elton Bano, Eurion Iljazi, Indrit Qerimi. I uroj suksese kandidatëve të demokratëve në këtë garë historike brenda familjes tonë. Të gjithë demokratët do të zgjedhin kandidatin e tyre me votë dhe jo ne zarfa në datën 30 Janar. Asgjë nuk do ta ndalojë fitoren e demokratëve në zgjedhjet e 6 Marsit përballë regjimit Rama- Brava.

