Paradoksi/ PSG plot me yje por mbetet praktikisht pa portierë

Një situatë e paprecedentë po ndodhë te PSG që rrezikon shumë të hënën e ardhshme ndaj Nices në ndeshjen e vlefshme për një vend në çerekfinalen e Kupës së Francë.

Skuadra pariziene do të jetë pa Donnarumman ose Keylor Navas dhe portieri i tyre i tretë, Letellier, aktualisht është i dëmtuar dhe nuk dihet nëse ai do të jetë i disponueshëm të hënën kundër Nice, që  është forca e dytë në Ligue 1.

Për Donnarumman, dëmtimi nuk është i rëndë, por italiani do të duhet të presë dhjetë ditë për t'u rikthyer në stërvitje ndërsa situata me Keylor Navas është shumë e ndryshme.

Ish-lojtari i Real Madridit nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Nicës sepse është i grumbulluar me Kosta Rikën për ndeshjet eliminatore që kanë bërë të mos luhet këtë javë në kampionatet evropiane.

 

Portieri i tretë, Sergio Rico u huazua te Mallorca, dhe opsionet e Pochettinos janë minimale. Nëse Letellier nuk shërohet përfundimisht, trajneri argjentinas do të duhet të marrë nga ekipi i të rinjve për ndeshjen e Nice.

Dy opsionet në dispozicion të PSG-së janë Franchi dhe Lavalle, dy portierë të rinj që ende nuk e dinë se si është të debutosh me ekipin e parë dhe të hënën, do të shuajmë çdo dyshim për këtë situate aspak normale./Ora News/.