Zgjidhet në krye të Shoqatës së Futbollit të Tiranës, Alimehmeti: Do bëj më të mirën, sot fitoi futbolli
Krenar Alimehmeti është zgjedhur ditën e sotme si kreu i Shoqatës së Futbollit në Tiranë, pas shumë polemikash në këtë votim.
Alimehmeti mundi në garë kandidatin tjetër, Eduard Prodanin, duke marrë mori 44 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim.
Alimehmeti në një prononcim u shpreh se do të japë më të mirën për futbollin dhe se ka energji për të punuar.
Alimehmeti: I bëj me dije opinion të futbollit do të jap më të mirën e mundshme. Unë duke qenë njeri i sportit, e ndjej se kam energjinë dhe forcën për t’i dhënë më shumë futbollit. Kjo është një detyrë e vështirë dhe plotësisht e suportueshme. Do të jap maksimumin për të gjithë futbollin. Shpresoj të jetë bërë zgjedhja e duhur sepse sot ka fituar futbolli.
Nga ana tjetër, kandidati Eduart Prodani u largua nga ambientet e Shtëpisë së Futbollit para se të mbahej procesi i votimit, pasi kontestoi numrin e delegatëve me të drejtë vote.

