“Ju shpjegoj arsyen përse Chelsea do ta shesë Armando Brojën te West Ham”
Janë disa arsye që West Ham dhe Armando Broja të bashkohen në merkaton e Janarit. Pas raportimeve paraprake për një operacion të tillë, një gazetar i famshëm, i dedikuar për ngjarjet dhe zhvillimet rreth Chelseat konfirmon se me shumë mundësi një transferim i Armando Brojës te West Ham të ndodhë në ditët në vijim, ose në rastin më të keq në verën e ardhshme.
Nathaniel Kay gazetar i Kronikës së Chelsea, pranon se “blutë e Londrës” janë të destinuar ta shesin sulmuesin shqiptar dhe shpjegon arsyet e një operacioni të tillë.
“Mendoj se ka një mundësi mjaft të madhe për ta shitur atë. Është e qartë se te Chelsea nuk mungojnë lojtarët sulmues dhe Thomas Tuchel dëshiron të marrë më të mirën nga lojtarët që ka tani përgjithësisht dhe që kanë pasur vështirësi (Werner, Havertz, Lukaku).
Bordi i klubit zakonisht është mjaft i mirë për të nuhatur një marrëveshje të mirë. Nëse ata mund të marrin 20 milion Paund, për më tepër për një lojtar që e kanë rritur përmes akademisë, kjo do të shihet si një biznes i mirë. Plus, ata kanë shitur te West Ham tashmë këtë sezon Kurt Zouma, raportet janë shumë të mira, kështu që nuk do të ishte krejtësisht befasuese nëse do ta bënin përsëri me Brojën. Unë mendoj se paraqitjet e lojtarëve si Lukaku, Werner dhe Havertz do të luajnë një rol kyç në këtë lëvizje të mundshme".
Sipas gazetarit anglez ka edhe diçka tjetër, kësaj radhe që lidhet me Brojën dhe jo me Chelsean që mund ta shtyjë lojtarin kuqez të transferohet te Hammersat.
“Pas suksesit me Southampton, besoj se Broja nuk do të dëshirojë të luajë përsëri me fanellën e Chelseat, duke parë edhe konkurencën. Me Hammers që janë në Evropë dhe nëse ata hyjnë përsëri në Evropë, mendimi për të ndryshuar fanellën dhe ekipin e kryeqytetit do të ishte edhe më tërheqës për të”, deklaroi Nathaniel Kay./Ora News/.
