Mrekullia ndodh një herë, Watfordi shkarkon Claudio Ranierin
Mrekullitë nuk ndodhin shpesh, ndoshta vetëm një herë, siç ishte ajo e Ranierit me Leicester. Trajneri italian nuk është më trajneri i Watford duke mbyllur kështu aventurën pas 3 muaj e gjysmë në krye të ekipit anglez.
Kriza e rëndë që po kalon skuadra që tani është në vend të parafundit në Premier League ka shtyrë drejtuesit të ndërprerin raportin me trajnerin 70-vjeçar i cili gjithmonë do të mbahet mend për mrekullinë që bëri me Leicester duke i shpallur kampionë.
Në aventurën e tij me Watford, trajneri italian mori vetëm 7 pikë dhe padyshim që fitorja 4-1 ndaj Man. United ishte qershia mbi torte e kësaj aventure që u mbyll keq.
Pas humbjes së fundit me Norwich në Londër, klubi vendosi ta shkarkojë italianin në përpjekjet për të sjellë një emër tjetër që të mund të shpëtojë Watfordin nga rënia një kategori më poshtë./Ora News/.
Watford Football Club confirms the departure of Head Coach Claudio Ranieri.
— Watford Football Club (@WatfordFC) January 24, 2022
The Hornets' Board recognises Claudio as a man of great integrity and honour, who will always be respected here at Vicarage Road for his efforts in leading the team with dignity.
