Ylli i Man. United ikën për një aventurë të re, mbërrin në Sevilla (Video)

Anthony Martial kërkoi me çdo kusht të largohej nga Man. United. Te “Djajtë e Kuq” që pas mbërritjes së Ronaldos plus dhe ndryshimit të trajnerit nuk kishte më vend në formacion ndaj dhe donte një aventurë të re.

Sulmuesi francez u pa sot në Sevilla ku do të luajë për ekipin e Lopeteguit me premtimin për të qenë titullar i padiskutueshëm.

Një ditë më parë, Sevilla dhe Man. United arritën akordin për huazimin e sulmuesit deri në fund të sezonit aktual dhe siç mësohet sot, në këtë marrëveshje nuk është përfshirë mundësia e blerjes përfundimitare të 26-vjeçarit nga Sevilla.

Dr. Sportiv, Monchi e vlerëson shumë francezin por siç duket edhe Man. United nuk dëshiron të privohet përfundimisht nga ai./Ora News/.