Plas merkato në Serinë A. Juve do Vlahoviç menjëherë, Interi negocion me Gosens
Edhe pse në krye të Serisë A, Interi kërkon përforcime, jo një po dy blerje menjëherë.
Për Marottan dhe Inzaghin është i domosdoshëm një sulmues dhe një anësor i majtë duke pare se Perisiç nuk do të rinovojë kontratën.
Ndaj dhe Interi tenton goditjen e madhe, Robin Gosens, anêsorin më të mirë në Itali, i cili është aktualisht i dëmtuar. Ai ka shprehur gatishmërin për t'u bërë zikaltër i Milanos dhe tani duhet vetëm të arrihet akordi mes Interit dhe Atalantës.
Ndërkohë, Juventusit i nevojitet një bomber dhe duket se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë përshpejtuar bisedimet me Fiorentinën për Dusan Vlahoviç. Do të ishte përforcimi ideal për Allegrin i cili ka probleme të mëdha me sulmin që pas largimit të Ronaldos.
Problemi mbetet te vlerësimi që bën Fiorentina, 70 mln euro edhe pse sulmuesi serb ka një kontratë deri në vitin 2023.
Juventusi po tenton të ulë pjesën cash që duhet të paguajë duke përfshirë kartonin e Kulusevskit i cili nuk është një titullar për Allegrin teksa konkurrenca për bomberin vjollcë është e madhe pasi Arsenali mund të ofrojë menjëherë shumën e 70 mln eurove./Ora News/.
