Prodani largohet nga votimet e Shoqatës së Tiranës: Në asamble më tepër votues

Zgjedhjet për Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës nisën me kontestime. Sapo nisi numërimi i delegatëve me të drejtë vote pati kontenstime në asamble ku njëri prej tyre, Ergys Kadia u ngrit dhe u largua duke kontestuar zgjedhjet.

Pak çaste me vonë edhe kandidati për kryetar të kësaj Shoqate, Eduard Prodani u largua dhe menjëherë foli para kamerave duke bërë akuza ndaj Asamblesë.

“Në Asamble gjetëm më shumë sesa numri i duhur i delegatëve që do të votojnë. Kjo është arsyeja pasi ne nuk dimë numrin e delegatëve dhe unë kam kërkuar me insistim të mësoj numrin e tyre. Nuk mund të shkosh në zgjedhje pa ditur se kush do të votojë për ty dhe neve kjo listë nuk na është dhënë”, u shpreh Prodani në prononcimin e tij.

/Ora News/.