Përsëritet rasti Alaba. Bayern Munchen humbet një tjetër yll të ekipit
Bayern Munchen duhet të ketë një problem në raportin me lojtarët e saj. Nuk mund të quhet hamendësim sepse për të tretën herë në pak vite, klubi bavarez humbet një lojtar të rëndësishëm e për më tepër me parametër zero.
Vetëm një vit më parë në këto ditë ishte David Alaba që konfirmoi se nuk do të rinovonte kontratën për t’u larguar më pas falas te Real Madrid.
Sot është konfirmuar se të njëjtën gjë do të bëjë edhe Nickas Sule, një nga qendërmbrojtësit më të mirë gjermanë dhe në Europë. 26-vjeçari ua ka bërë të ditur drejtuesve se nuk do të rinovojë kontratën që skadon në verë dhe do të ndjekë të njëjtin plan, të firmosë falas me një ekip tjetër, ndoshta Real Madrid, ndoshta Man. United.
Dr. Sportiv, Salihamidziç i kishte bërë ofertë rinovimi lojtarit por Sule e ka refuzuar dhe bëhet rasti i tretë te Bayerni.
Ky është një problem i madh pasi nuk bëhet fjalë për lojtarë stoli apo të një niveli dosido sepse janë yje. Para Sules e bëri Toni Kroos i cili u nënvlerësua nga Bayerni e më pas u bë një yll te Reali, e gjithashtu Alaba që po shkëlqen te “los blancos”. Ndoshta edhe Sule do të ndjekë rrugën e tyre…./Ora News/.
