Pas humbjes, Veliaj kërcënon në mënyrë të paprecedentë: Do të shkojnë në burg!
Edhe pasi SPAK me Prokurorinë përgënjeshtruan Erion Veliajn duke mohuar të kenë në çështje hetimin e FSHF apo Armand Dukës, kreu i Bashkisë së Tiranës nuk ka ndërmend të ndalë sulmin e tij.
Në mënyrë të paprecedentë kërcënon duke marrë dhe rolin e një prokurori dhe një gjykatësi të plotëfuqishëm.
“Do të shkojnë në burg! Është e pafalshme! do shkojnë në burg. Kjo është kriminale. Disa njerëz do bëjnë burg për këtë çështje. Kjo është arsyeja që jemi mbledhur sot” tha Veliaj në një takim me kryetarët dhe përfaqësues ligjorë të shoqatave sportive të Tiranës ku shtoi se nesër do të bëhet një kallëzim penal për sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe një kallëzim për sekretarin e përgjithshëm të shoqatës, shoqatës së vjetër.
Federata shqiptare e Futbollit publikoi sot audiopërgjimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili kërcënoi hapur institucionin e futbollit me një fjalor rruge gjatë mbledhjes së mbajtur pasditen e 23 janarit 2022 në prag të zgjedhjeve për shoqatën e Tiranës.
Pavarësisht presionit të bërë skema e tij për të blerë anëtarët dështoi për pasojë përkrahësit e Veliajt bojkotuan zgjedhjet për delegatet e 2 marsit.
