Veliaj i kërcënoi, Verçani tregon se si është situata në FSHF: Politika të reflektojë
Zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani, është shprehur se situata në FSHF është e qetë ndërsa shton se puna vijon normalisht.
Në një intervistë për ‘Sport Magazinë’ në Ora News, me gazetarin Drilon Xhepollari, tha se kjo situatë e krijuar nuk i bën mirë futbollit ndërsa shtoi se beson se politika do të reflektojë.
Andi Verçani: Situata në FSHF është e qetë. Ne vazhdojmë punën tonë normalisht. Njerëzit vazhdojnë punën e tyre, njerëzit ecin përpara. Këto situate nuk I bëjnë mirë futbollit, por besoj se politika do të reflektojë dhe ne do kthehemi në binarët normal për të diskutuar për futbollin e zakonshëm. Ndërhyrja e politikës në dekadat e fundit ka qenë e rëndë dhe ne kemi pasur një pezullim për një tentativë për një federatë paralele në vendin tonë.
Do ishte e tmerrshme nëse ajo gjëja e shkruar në letrën e UEFA-së, ku Shqipëria rrezikon finalen e Champions league, do të ndodh sepse ajo është arritja më e madhe e futbollit shqiptar. Dhurata më re madhe që FSHF i ka bërë Shqipërisë. Nuk e kuptojmë se ç’punë ka një bashki në procesin zgjedhor te FSHF.
