Zgjedhjet e Shoqatës së Tiranës, zgjidhet në krye Krenar Alimehmeti

Kanë përfunduar zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Futbollit në Tiranë. Pasi Asambleja nisi me praninë e medias, më pas kamerat u larguan teksa siç mësohet në fund të votimit u zgjodh Krenar Alimehmeti në krye.

Janë 44 vota pro për Alimehmetin, një nga futbollistët më të njohur të Tiranës që e bënë fitues në këtë garë kundrejt 2 votave kundër.

Duhet thënë se para se të niste votimi, kandidati tjetër Eduard Prodani u largua duke akuzuar se është shtuar numri i votuesve në këto zgjedhje.

Ai paralajmëroi se do të ndërrmarë nisma ligjore kundër këtij proçesi zgjedhor.

/Ora News/.