Eriksen praktikisht me ekip të ri. Pas dramës rikthehet në Premier League
Askush nuk do ta mendonte që pas atyre pamjeve dramatike në Europianin e Futbollit, ta shikonte serish Christian Eriksen në fushen e futbollit.
Ja që do të ndodhë dhe është konfirmuar se Christian Eriksen, pak më shumë se 6 muaj pasi “vdiq” në fushë me Danimarkën do të rikthehet në Premier League me fanellën e Brentford.
Akordi mes palëve është arritur dhe më shumë se një marrëveshje ekonomike, është një marrëveshje për ta rikthyer danezin në shkëlqimin e dikurshëm.
Arma kryesore që përdori klubi anglez për të bindur Eriksen të zgjedhë ata është trajneri danez Thomas Frank i cili ka biseduar me bashkëkombasin e tij për t’i garantuar aktivizimin në fushë.
Marrëveshja është 6 mujore deri në fund të sezonit aktual dhe Eriksen do të bëhet kështu lojtari i parë në Premier League që do të luajë me një defribilator në zemër.
Për një aparat të tillë në Itali nuk mund të luante më ndaj dhe prishi kontratën me Interin ndërsa në europë me një defibrilator është Blind i cili luan aktualisht te Ajaxi./Ora News/.
