Tirana nuk ndalet, mposht Dinamon në derbin e kryeqytetit

 

Për të tretën herë këtë sezon Tirana mposht Dinamon në derbin e kryeqytetit. Edhe pse u eliminua në Kupë pikërisht nga ekipi i Shkëmbit, bardheblutë fituan sonte sërish në “Air Albania” në një ndeshje tepër të luftuar dhe që ndryshe nga herët e tjera, Dinamo ndoshta meritonte më shumë.

 

Dinamo jep shkëndijat e para të derbit me disa veprime të rrezikshme por pjesa e parë mbyllet pa raste të pastra për të shënuar nga të dyja ekipt të cilët vendosën në 45 minuta të studionin njëra-tjetrën.

Fraksioni i dytë është më i bukur dhe i luftuar me Hoxhallarin që rrezikon me kokë në 52’ por nuk shënon dot. Edhe Xhixha është shumë i rrezikshëm dhe pranë golit por portieri Simoni bëhet shpëtimtar i Dinamos.

Në 56’ ka vend për diskutimt teksa Bardhi kalon në avantazh Dinamon por VAR nderhyn për një prekje me dorë të lojtarit duke anuluar golin.

Me skuadrat e hapura tashmë, Tirana gjen rastin ideal në 69’ ku Xhixha pas një kombinimi me Seferin dërgon në rrjetë topin dhe i jep bardhebluve avantazhin.

 

Në minutat e mbetura Tirana mund të shënonte dhe të dytin por la dhe hapësira pas teksa ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0. Kjo fitore konsolidon vendin e parë për Tiranën që është 6 pikë larg Laçit dhe Kukësit./Ora News/.