Lajme jo të mira për Interin, Inzaghi infektohet me Covid-19

Teksa Seria A ka një javë pushim dhe nuk do të ketë ndeshje në fundjavë, Interi merr një lajm jo shumë të mirë.

Trajneri Simone Inzaghi siç njoftoi klubi zikaltër ka rezultuar me covid-19 në testet rutinë që bën klubi për stafin dhe lojtarët.

Inzaghi tashmë i nënshtrohet protokollit duke u izoluar por humbet përgatitjet me ekipin për këto ditë pa ndeshje ndërsa ekziston frika që të ketë edhe të prekur të tjerë me koronavirus pasi në pamjet e golit të fitores ndaj Venezias trajneri u pa duke përqafuar disa lojtarë të ekipit.

Trajneri zikaltër do të bëjë tamponë të tjerë dhe nëse në dy teste radhazi ai rezulton i pastër atëherë mund të rikthehet normalisht të bëj punën e tij në krye të kampionëve të Serisë A.

Interi në fakt po përgatitet për një kalendar ferri pasi në pak kohë ka ndeshje shumë të rëndësishme si derbin me Milanin, duelin me Napolin dhe takimin e Kupës ndaj Romës, pa përmendur edhe 2 ndeshjet e Championsit ndaj Liverpool./Ora News/.