Senegali dominues, kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Afrikës

Të mëdhatë në Kupën e Afrikës nuk po gabojnë në ndeshjet me eliminim direkt. Senegali nuk hasi probleme për të avancuar në çerekfinalen e kompeticionit më të rëndësishëm të këtij kontinenti teksa dominoi Kepin e Gjelbër në duelin e parë të luajtur sot.

Kepi i Gjelbër ia bëri shumë më të lehtë ndeshjen Sadio Mane dhe shokëve të tij pasi Andrade në 21’ dhe Vozinha në 57’ dolën me të kuq duke lënë ekipin me 9 lojtarë.

Aty ndeshja nuk kishte më histori teksa ylli i Liverpoolit, Sadio Mane shënoi në 63’ ndërsa Dieng në 91’ vulosi rezultatin në 2-0.

Tashmë Senegali pret i qetë fituesin e çiftit Mali-Guinea Ekuatoriale për të mësuar ekipin me të cilin do të përballet në çerekfinalen e Kupës së Afrikës./Ora News/.