Lojërat Dimërore në Pekin, Xhepa merr në dorëzim flamurin kuqezi

Shqipëria do të ketë përfaqësimin e saj edhe pse modest në Lojërat Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në Pekin.

Në një ceremoni të zhvilluar ku merrnin pjesë zyrtarët më të lartë si kreu i KOKSH, Fidel Ylli, Ministrja e Sporteve, Kushi dhe ambasadori kinez në Tiranë, ishte Denni Xhepa ai që mori flamurin dhe që do ta valëvisë atë në Lojërat Dimërore.

Skiatori i ri, Denni Xhepa është i vetmi sportist që do të përfaqësojë Shqipërinë në këto Lojëra teksa edhe një tjetër skiatore shqiptare që kishte fituar të drejtën e garimit u dëmtua gjatë një stërvitjeje në Itali.

Lojërat Dimërore në Pekin, Xhepa merr në dorëzim

Në fjalën e tij, kreu i KOKSH, Fidel Ylli theksoi se po bëhet një punë e mirë sidomos me sportet dimërore ku Federata e Skive po merr të rinj shqiptarë nga vendet e tjera të cilët do të pëfaqësohen me flamurin kuqezi.

Nga skiatori shqiptar, Xhepa nuk pritet medalje pasi është pjesëmarrja e tij e parë por shpresat janë për një paraqitje dinjitoze në garën e skive alpine./Ora News/.