Prodani para zgjedhjeve në Tiranë: Do të votojnë 40 delegatë

Për pak minuta nis Asambleja për zgjedhjet e kryetarit të Shoqatës së Tiranës ku në garë janë Prodani dhe Alimehmeti.

Nga kjo shoqatë do të dalin 6 delegatë që do të votojnë në zgjedhjet e FSHF dhe pak para se të niste nga punimet kjo Asamble, kandidati Prodani bëri të ditur edhe numrin e delegatëve me të drejtë vote.

Sipas tij do të jenë 40 delegatë me votime teksa dihet që po bëhet një luftë e madhe për kryetarin e kësaj Shoqate pasi Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë fuqimisht në këto zgjedhje.

Siç dihet tashmë, Eduart Prodani është kandidatura e mbështetur nga Bashkia ndërsa Alimehmeti kandidati i propozuar nga Shoqata e Tiranës.

/Ora News/.