SKANDALI/ FSHF publikon audiopërgjimin e Erion Veliajt: Do ia nxij jetën. S'jemi kurva që fshihemi. Do i bëjmë shurrën. Futbolli i vetmi ishull që s'e kemi nën kontroll
Federata shqiptare e Futbollit publikoi sot audiopërgjimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili kërcënon hapur institucionin e futbollit me një fjalor rruge gjatë mbledhjes së mbajtur pasditen e 23 janarit 2022 në prag të zgjedhjeve për shoqatën e Tiranës.
Bëhet fjalë për mbledhjen e mbajtur mes kryetarit të bashkisë Erion Veliaj me anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit në Tiranë, në një nga hotelet në qendër të Tiranës.
"Në këtë sallë jemi të paktën 40 vota. 80 burra për 40 vota. Unë me këtë sallë fitoj Tiranën e gjithë Shqipërinë jo më në shoqatë të vogël" thotë Veliaj.
Në audiopërgjim ai sulmon dhe Ora News
"Unë e kam marrë përsipër, unë i kam dalë ballë, unë i kam thënë që mua më ke përballë. I pa televizioni vetë, bashkë me atë Ylli Pasmaçiun, se tek Ylli do përfundojë kjo histori, do bëhen dy shokë, më mirë të na shohin të gjithë bashkë dhe të themi, po mo po, ne nuk jemi kurva që të fshihemi, jemi burra dhe 40 burra do shkojmë aty dhe do themi këto janë votat tona. Hape derën dhe do ta bëjmë shurrën mu në shtëpinë tate, që të kuptosh që këtu je tall boll dhe po ta bëjmë këtë lojë, dhe po të dalim nga kjo dhomë e zhveshjes në atë fushë, me këtë mentalitet, ne do fitojmë. Jeni dakord?"
Veliaj thotë se jo FIFA e as UEFA por as Jezusi e Muhamedi nuk e ndalin dot luftën e tij me federatën.
Jo Uefa e Fifa të zbresë por Jezusi dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. ti nuk mund të besh Bentley me lekët e ___, ti nuk mund të blesh shtëpi me lekët e Mayfair në Londër me lektë tona dhe të ____. Ata mendonin që ishin të pavdekshëm. Ata mendonin që nuk kishte FBI, që nuk kishte DEA, që nuk merrej njeri me kontrollin, nuk merrej njeri me shitjet e ndeshjes, që nuk merrej njeri me kartonat që trafikoheshin, që nuk merrej njeri me borxhet që bëhej pastrim parash. Po tani që janë futur të gjithë këta njerëz që po merren? Do jetë mësim për këdo tjetër.
Erion Veliaj tha se do ia nxijë jetën FSHF-së dhe humb kontrollin duke thënë se do ndërhyjë në të gjitha bashkitë e vendit.
"Anija po mbytet ose hajdeni me ne ti japim një varkë e të kaloni ujin ose do të mbyteni bashkë me të dhe me i çu fjalë Federatës të mos çojnë më letra e budallalliqe se do të mbajnë përgjegjësi penale."
Është kot për të ndryshuar rregullat dhe shtyrë më ndeshje se ne po na hajnë duart e këmbët për gol. Ne kemi kuorumin ta bëjmë vetë mbledhjen. Nëse nesër ata deri në orën 15:00 thonë ta shtyjmë, nuk shtyhet më. Nëse s'ta mban bytha është problemi yt" .
Pjesë e audiopërgjimit është dhe momenti kur i drejtohet Sulejman Memës kryetarit të Shoqatës së Tiranës
"Po mirë mor Sul që qesh me mu. Si ka mundësi që ju ka marrë dinjtetin, burrërinë. Si mund të presë robi k... e të sillet si rrotë k… ndërkohë që është njeri i futbollit ka luajtur gjithë jetën futboll. Ne nuk jemi kurva që fshihemi. Ne jemi burra. E 40 burra do shkojmë aty për ti bërë shurrën."
Denoncimi i FSHF
Përmes një deklarate FSHF beri publike audiopergjimin paraditen e sotme.
“Një fjalor prej rrugaçi e të fortë lagjeje dhenë ca momente si prokuror. Disa prej këtyre akuzave janë nesër do të mblidhemi në Parkun Olimpik të Tiranës do shkojmë tek Federate shqiptare e Futbollit për ti bërë shurrën. Jo Uefa e Fifa të zbresë por Jezusi dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për tia nxirë jetën këtyre me prokurori e SPAK. Edhe ne të duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot se prokuroria është vënë në lëvizje. Futbolli është I vetmi ishull që na ka mbetur pa vënë nën kontroll” tha me tej Zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani duke publikuar audiopërgjimin që është gati 30 minuta.
Ndër të tjera ai kërkon që të mbështetet kandidatura e Eduard Prodanit.
"Jam kryetar bashkie dua ta kontrolloj unë futbollin. Shtëpinë time. Futbolli është një nga dhomat e shtëpisë time. Judo të ,mbëshgtesin në bllok Eduard Prodanin"
