Video/ Barcelona rikthehet te fitorja, e shpëton Frenkie De Jong!

Pas dy zhgënjimeve të mëdha në Kupën e Mbretit dhe në Superkupën e Spanjes, Barcelona rigjen fitoren në kampionat.

Në një transfertë të vështirë por padyshim të dominuar me lojë dhe raste, katalanasit arrijnë vetëm në fund për të gjetur rrugën e rrjetës teksa fituan minimalisht 1-0 ndaj Alaves.

Me paraqitjen tepër pozitive, mëkat që skuadra e Xavit nuk konkretizon rastet e krijuara dhe vuan ashtu siç e bëri sonte ku vetëm në 87’ një mesfushor si Frenkie de Jong zgjidhi ndeshjen.

Holandezi shënoi pak parafundit të takimit duke i dhënë 3 pikë katalanasve që shohin tashmë të tyren vendin e katërt që i çon në Champions League./Ora News/.