PSG argëtohet ndaj Reims. Shikoni golin e parë të Ramos

PSG bën dy fitore radhazi në Ligue 1. Fitorja nuk ka qenë në fakt asnjëherë problem në kampionat per skuadrën e Pochettinos, përveçse spektakli dhe loja e bukur.

Në fakt sonte ne “Parc de Princes”, vendasit dhuruan spektakël edhe pse Messi ishte në stol me fitoren 4-0 ndaj Reims e cila ishte dhe ndeshja ku Ramos shijoi golin e parë me fanellën e gjigandit francez.

Marco Verratti në 44’ hoqi presionin mbi ekipin me golin e shenuar ndërsa në pjesën e dytë Ramos në 62’ shënoi dhe golin e shumëpritur për PSG.

Ne 67’ Faes shënoi gabimisht në portën e tij ndërsa në 75’, Pereira vulosi fitoren 4-0 para tifozëve parizienë.

Ky sukses e mban skuadrën e Pochettinos 11 pikë larg ndjekësve të Nice në vendin e dytë./Ora News/.