Qëlloi drejt lokalit në Shkodër/ Arrestohet 31-vjeçari

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili dyshohet se qëlloi mbrëmjen e djeshme, 21 janar, me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe”, në lagjen “Skënderbeg”,  në pronësi të shtetasit N. D.

I arrestuari është identifikuar me inicialet K.K, 31 vjeç, banues në lagjen "Mark Lula", Shkodër.

Sipas policisë i arrestuari ishte dehur në lokal, ishte larguar dhe më pas është rikthyer me armë zjarri, duke qëlluar në drejtim të lokalit.

"Shtetasi K. K., pasi ka konsumuar alkool në lokal, është larguar dhe më pas është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit, duke vënë në rrezik jetën e klientëve të tjerë në lokal," njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit".