Qëlloi me armë zjarri në drejtim të lokalit, në kërkim autori. Policia e Shkodrës jep detajet

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një person për të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në lagjen "Skënderbeg".

Shtetasi K. K. ,për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit N. D.

Nga verifikimet paraprake  nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.