"Laboratori", shkon në 4 numri i të arrestuarve në Lushnje, përshtatën banesën për kultivim lëndësh narkotike
Ka shkuar në 4 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit policor në koduar "Laboratori."
Policia e Lushnjes njofton se ka vënë në pranga shtetasin Klevis (K).K 32 vjeç banues në Fiershegan, Lushnjë.
Ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike" të kryera në bashkëpunim.
Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 14.12.2021, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike" të kryera në bashkëpunim.
Ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të cilët janë arrestuar në flagrancë nga Policia në 01.04 2021, gjatë operacionit policor të koduar "Laboratori", kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të një banese, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
