E parkuar pranë banesës, shkrumbohet makina gjatë orëve të para të mëngjesit në Durrës
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 21 Janar 2022, 09:02
Një automjet i parkuar pranë një banese në Durrës në lagjen nr.17 të qytetit është djegur.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, 21 janar.
Sipas banorëve mjeti është djegur rreth orës 04:20.
Zjarri është shoqëruar me shpërthim të lëndës djegëse. Burime për Ora News bëjnë me dije se 3 javë më parë në këtë zonë është djegur edhe një automjet tjetër.
