Dhëndër kollovar, qytetari: Nëse vjehrra është e keqe s'do shkoja dhe sikur të vdisja për bukë
Në vendin tonë tradita kërkon që kur një çift martohet, nusja të shkojë të jetojë ne shtëpinë e burrit me prindërit e tij.
Por çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë për të kundërtën?
A do pranonin të jetonin me dhëndrin në shtëpi? A do shkonin kollovar te nusja?
Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.
Disa qytetarë thonë se nëse situata do i detyronte të jetonin në shtëpinë e vjehrrës dhe nëse vjehrra do ishte e mirë, do pranonin të shkonin kollovar.
Të shkuarit kollovar, me pak fjalë do ishte zgjidhja e fundit për qytetarët shqiptarë.
Ndërkohë ka edhe qytetarë konservatorë, që "respektojnë" traditën e së shkuarës. Ata thonë se nuk do pranonin dhëndrin në shtëpi.
Përgjigjet e qytetarëve:
"Nuk do preferoja të shkoja kollovar."
"Tani po të përzë fëmija jot, e jo më dhëndri. Unë jetoj me vajzën e me dhëndrin, nuk kam asnjë problem. Jetohet edhe me dhëndrin. Ja mbaj fëmijët, ja çoj në kopsht."
"Nuk do jetoja kurrë me nusen e me djalin, e jo më me vajzën e me dhëndrin."
"Fëmijët janë njësoj, si të jetosh me nusen, si të jetosh me dhëndrin."
"Askush nuk to pranonte me dëshirë të madhe dhëndrin në shtëpi, do e pranonin vetëm nga halli."
"Do shkoja kollovar me shumë kënaqësi, sepse kam një vjehërr shumë të mirë. Por nëse do shkoja mendoj se do lindnin konfliktet e para."
"Tani të gjithë djemtë bëjnë pas vjehrrave."
"Kam një kushërirë që ka marrë dhëndrin brenda dhe nuk kalojnë mirë."
"Kur ke vjehërr të mirë, s'ka asgjë të keqe që jetosh, unë e kam vjehrrën yll, kënaqem me atë"
"Kur vjehrra është e keqe nuk do jetoja dhe të vdisja për bukë. Nëse do ishte e mirë dhe nëse do kisha hall do jetoja"
"Jo nuk do pranoja. Vetëm me plakën time, asnjëherë me dhëndrin. Babai e rriti e martoi, ta shikojë jetën vetë."
"Një herë burri shkon kollovar te shtëpia e burrit, shkojnë në krevat e gruaja i thotë, je i paaftë. Kështu që ai shkon te komshia."


