Vrasja e 4 personave, Rama: Nderojmë sot protestuesit paqësorë të 21 janarit
Sot shënohen 11 vjet nga protesta e Partisë Socialiste në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë 4 protestues.
Kryeministri Rama ka përkujtuar 21 janarin e 2011-ës dhe shkruan se vrasja e tyre kërkon drejtësi.
Rama: MIRËMËNGJES dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi.
Në protestë mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Partia Socialiste akuzoi si urdhërues të vrasjeve kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm.
Vendi në atë kohë ishte nën drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe Garda e Republikës nga aty ku u qëllua ndaj 4 qytetarëve që mbetën të vdekur ishte nën komandën e Ndrea Prendi.
