Berisha akuza ndaj Ramës: Përgatiti me mjete policie trafikantët që flinin në selinë e PD
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se ajo që ndodhi në protestën e 8 janarit para selisë së PD është vepër e qeverisë.
Në studion e emisionit “Drejt” në RTV Ora nga Luan Rama, Berisha u shpreh se kushedi se çfarë do i priste shqiptarët po të ishte Lulzim Basha kryeministër.
Lulzim Basha: Gjithçka ndodhi para syve të shqiptarëve ishte vepër e qeverisë. Nuk ka më iluzione. Qoftë megaafera korruptive, siç është rasti i portit të Durrësit, qoftë me dhunë dhe terror siç është rasti i bandës së mercenarëve ndaj demokratëve me datën 8 janar është dëshmi së bashkëpunimit ekstrem të politikës me krimin, imagjinoni se çfarë e priste Shqipërinë sikur ky person të ishte bërë Kryeministër. Rrënja katrore e Edi Ramës.
Berisha shtoi se policia e shtetit është ndërruar, ndërsa shtoi se nuk është as 20% e asaj që ka qenë kur ishte ai në pushtet.
Ai ka hedhur akuza të forta ndaj Ramës, duke thënë se ky i fundit pajisi me mjete policie trafikantët që flinin brenda selisë së PD.
Sali Berisha: Është ndërruar policia. Nuk është më as 20% e asaj që ka qenë. E keni parë se si ka vepruar. E keni parë se çfarë barbarie tregoi ndaj protestuesve paqësor. Nuk hodhën asgjë kundër policisë. Se çfarë përfaqëson Bizhga dhe atë e tregoi para dyerve të PD. Çfarë u thotë Rama shqiptarëve që pajisi me mjete policie trafikantë që flinin çdo natë në seli. Ne i denoncuam. Nuk u mor asnjë masë. E vetmja masë që u mor ishte që iu dërguan gaze të tjera.
